Koronavirusi përparon në Greqi, tre të vdekur 72 të infektuar brenda ditës
Shënohet viktima e tretë nga koronavirusi në Greqi. Sipas të dhënave, ka humbur jetën një 92-vjeçare që u diagnostikua me koronavirus. Po kështu mësohet se dy të afërm të së moshuarës janë izoluar në spital.
Viktimë ka mbetur dhe një 67-vjeçar që vuante nga sëmundje të zemrës.
Vetëm brenda një ditë, numri i të prekurve nga koronavirusi në Greqi ka shkuar në 72.
Nisur nga përhapja e shpejtë e virusit, edhe autoritetet greke kanë marrë masa duke mbyllur restorantet, kafenetë, baret dhe qendrat tregtare.
Kujtojmë se mes personave të prekur në Greqi janë dhe 4 shqiptarë, motër e vëlla, me bashkëshortët e tyre.