Niko Kuri takim në Karahaxh: Jetohet mirë nëse punohet si këta banorë
Kandidati për deputet Niko Kuri ka patur një takim me banorë dhe boznese në Karahaxh.
Gjatë takimit, Niko Kuri është shprehur se: Karaxhotët në bashkinë Finiq dallohen për dy gjera: për palodhshmërinë dhe nikoqirllëkun, dy veti që në kohën moderne, nëse ke dhe pak intuitë sipërmarrjeje, të japin të domosdoshmet për të jetuar.
Me këtë arsyetim vizitova fshatin dhe dy prej bizneseve te suksesshme:qendrën turistike me emërtimin Finiq që çdo vit pret rreth 15 mijë turista dhe kompleksin e serave që ndodhet në jugperëndim të fshatit që furnizon me domate cilësore gjithë jugun e Shqipërisë.
Bashkëbisedova aty me të palodhurit dhe ndjeva shpirtin plot shpresë se po të punojmë si ata në vendlindjen tonë, do të mund të mbijetojmë, shprehet Niko Kuri.