PD keqpërdor fjalët e Yuri Kim, Bujar Leskaj fshin postimin
Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka folur sot në një intervistë me gazetarin Lutfi Dervishi në emisionin “Përballë” për zgjedhjet e 25 prillit, Reformën në Drejtësi dhe shumë çështje të tjera.
Por PD u ka shpërndarë të gjithë kandidatëve për deputet një pjesë nga deklarata e ambasadores Kim, ku qartazi kishte keqpërdorur fjalët e saj, ç’ka ka sjellë dhe përgënjeshtrimin e znj. Kim në “Twitter”.
Një ndër ta që e shpërndau statusin dhe e fshiu menjëhere ishte drejtuesi politik i qarkut Vlorë për PD Bujar Leskaj.
Ky i fundit pasi mori urdhërin për ta shpërndarë, më pas e fshiu duke vërtetuar se PD keqpërdori fjalët e Yuri Kim në favor të saj.
“Po shoh disa tituj çorientues. Ju lutemi shikoni të gjithë intervistën. Nuk mbështet ndonjë kandidat ose parti të caktuar. SHBA mbështet të drejtën e qytetarëve për të bërë të njohur vullnetin e tyre përmes votës së tyre. SHBA paralajmëron kundër atyre që e mohojnë këtë të drejtë duke blerë vota ose duke frikësuar votuesit.”, shkroi Kim në Twitter.
Më poshtë statusi i fshirë nga Bujar Leskaj ku keqpërdoren fjalët e Yuri Kim. /Sarandanews.com/