Problemet e tokave në fshatrat e Finiqit, Niko Kuri: Drejtësia duhet të ndriçojë
Kandidati i PS Niko Kuri ka zhvilluar takime në disa prej fshatrave kryesorë të bashkisë së Finiq.
Kuri ka diskutuar me banorët për problemet e pasurive, ku u premtoi se kësaj çështjeje do i shkojë deri në fund që drejtësia të vihet në vend.
“Presin zgjidhje shumë probleme në fshatrat tona. Njëri nga ato është ai i pasurive.
Në Kostar, në Brajlat, në Fanar, në Pllakë, në Qenurjo, në Sopik ku u grabitën me dokumenta fallco sipërfaqe të mëdha me pyje dhe kullota, beteja do të vazhdojë në rrugë ligjore me dinamikë më të madhe.
Në këtë betejë do të përfshihen të gjithë ata që kanë dije dhe dokumenta për këtë çështje dhe që qëndruan flamurtarë në gjyqet e viteve të mëparshme.
Drejtësia duhet të ndriçojë!”, shprehet mjeku i njohur Niko Kuri. /Sarandanews.com/