Gazetari njohur: Milto Gurma, ish futbollisti brilant që ka marrë në dorë fatet e Butrintit

Gazetari i njohur sportiv Dëfrim Methasani, i ka kushtuar një status trajnerit të Butrintit, Milto Gurmës.

Ish futbollisti i njohur i kombëtares shqiptare, ka marrë prej fillimit të sezonit ku po e drejton ke sukses.

“Milto Gurma, një emër që më rikthen në kohë për të respektuar jo vetëm individin e talentuar, por edhe Shkëndinë, Luftëtarin, pak kohë Partizanin, Butrintin dhe ekipet kombëtare ku ai militoi me sukses.

Ish qendërmbrojtësi dhe mesfushori brilant, sot ka marrë në dorë fatet e ekipin të Butrintit si trajner, ku kryeson grupin në kategorinë e dytë dhe pretendon ta ringjis në kategorinë e parë. Jetë të gjatë dhe urime Mjeshtër i Madh!”, shkruan Dëfrim Methasani. /Sarandanews.com/