Vaksinimi masiv në Sarandë, Rama: Do të rrisim intensitetin
Vaksinimi masiv ka vijuar këtë të premte në Sarandë, në të gjitha qendrat e qyteteve e gjithashtu edhe në qendrat shëndetësore në fshatra.
Kryeministri Edi Rama ka ndjekur nga afër procesin e vaksinimit në këtë qytet.
Rama është pritur me duartrokitje nga të moshuarit të cilët nuk ngurruan ta falënderonin.
Ndërsa ka publikuar një video në rrjetin social “Facebook” Rama shprehet: “Vaksinimi masiv nuk ndalet dhe pasi goditja e çmendur e furnizimit në Rinas dështoi plotësisht, do rrisim intensitetin më tej”.