Covid-19/ 8 raste në Sarandë, 1 në Delvinë, dhe 1 në Konispol gjatë 24 orëve të fundit
Shqipëria ka shënuar një numër të ulët të rasteve pozitive me Covid në 24 orë, krahasuar me ditët e mëparshme.
Ministria e Shëndetësisë raporton se nga 3,024 testime vetëm 317 persona kanë rezultuar të infektuar.
Ndërkohë në spitalet dedikuar koronavirusit kanë ndërruar jetë 6 pacientë.
MSH njofton se në 24 orët e fundit janë shëruar 529 qytetarë të infektuar.
Njoftimi i plotë:
Ministria e Shëndetësisë: 3024 testime, 529 të shëruar, 317 raste të reja dhe 6 humbje jete në 24 orët e fundit
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.
Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3024 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 317 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
87 raste në Tiranë, 30 raste në Fier, 20 raste në Berat, 18 raste në Vlorë, 16 raste në Librazhd, 15 raste në Durrës, Elbasan, 13 raste në Shkodër, 8 raste në Korçë, Sarandë, 7 raste në Devoll, Gjirokastër, Kuçovë, 6 raste në Krujë, Kamëz, 5 raste në Lushnje, 4 raste në Kurbin, Lezhë, Peqin, 3 raste në Mirditë, Pogradec, Gramsh, Skrapar, 2 raste në Kukës, Mat, Divjakë, Dibër, Malësi e Madhe, Poliçan, 1 rast në Tropojë, Mallakastër, Delvinë, Tepelenë, Ura-Vajgurore, Selenicë, Belsh, Vorë, Maliq, Patos, Cërrik, Këlcyrë, Konispol.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 529 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 96,129 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 247 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 6 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 69 – 90 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.
Statistika (08 Prill 2021)
Raste të reja ditore 317
Të shëruar në 24 orë 529
Të shtruar në spitale 247
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 3024
Testime totale 580,615
Raste pozitive 127,509
Raste të shëruara 96,129
Raste Aktive 29,083
Humbje jete 2297
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 20608
Fier 2541
Durrës 1205
Gjirokastër 1205
Shkodër 1021
Vlorë 707
Korçë 719
Kukës 344
Dibër 338
Elbasan 254
Lezhë 102
Berat 39