Ina Zhupa bisedë me gazetarët në Sarandë: Kemi plane konkrete për zhvillimin e qytetit

Kandidatja për deputete e PD Ina Zhupa, ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me gazetarët lokalë të Sarandës.

“Një bashkëbisedim miqësor me përfaqësuesit e medias lokale në Sarandë.

Paraqita planet konkrete të Partisë Demokratike për turizmin, bujqësinë, rininë, pensionistët etj. Interesi ishte i madh sepse vetem PD ka plane konkrete për të ndryshuar të ardhmen të vendit, për të dhënë mundësi zhvillimi qarkut dhe qytetit tonë.

Ne kemi një alternative që siguron një jetë më të mirë, siguron më shumë vende pune, siguron një shkollim më të lirë dhe më të mirë.

Ndërsa përballë kemi një alternative si Edi Rama që e ka lënë vendin 8 vjet në vendnumëro”, shprehet Ina Zhupa. /Sarandanews.com/