FOTO/ Sarandë, vaksinohen dhe punonjësit e policisë së shtetit
Pas bluzave të bardha, të moshuarve, mësuesve, pedagogëve e gazetarëve, ka nisur të imunizohen me vaksinën anticovid edhe efektivë nga forcat e policisë.
Këtë të diel proçesi i vaksinimit të punonjësve të policisë ka nisur dhe në Sarandë.
Punonjësit e policisë janë paraqitur në ambientet e NJKVSH Sarandë, ku kanë marrë dozën e parë vaksinës kineze Sinovac.
Proçesi vaksinimit masiv në Sarandë ndërkohë ka vijuar normalisht dhe nuk ka pasur asnjë shqetësim tek të gjitha kategoritë. /Sarandanews.com/