Adrian Gurma: Në 4 vitet e ardhshme Saranda do njohë bum investimesh
Në një takim elektoral të zhvilluar me banorë të qytetit të Sarandës, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri prezantoi kandidatët Anila Denaj, Niko Kuri dhe Leonard Beqiri.
Mirëseardhjen të pranishmëve jua shprehu Kryebashkiaku i qytetit Adrian Gurma.
Gurma shprehu mbështetjen e tij për kandidaten dhe Ministren e Financave dhe Ekonomisë Anila Denajn.
“Duke patur Anilën anëtare të kabinetit qeveritar, Ministre të Financave, ju garantoj se katër vitet e ardhshme do të kemi një partneritet të shkëlqyer dhe Saranda do të njohë bum investimesh.
E kam prekur miqtë e mi, vëllezër dhe motra, e kam prekur këtë që po them dhe nuk po e them për konsum politik. E them sepse ditë për ditë, në përditshmërinë time si Kryetar Bashkie, Anilën e kam patur gjithmonë në krah. Ka dhënë provën që Sarandën e do dhe e mbështet ndaj dhe ne duhet tia shpërblejmë me votë. Në 25 Prill Partinë Socialiste dhe numrin 12”, u shpreh ai.