“Kjo nuk është kulturë politike”, Niko Kuri i përgjigjet Shpëtim Idrizit: Qytetarët do na vlerësojnë më 25 prill

Në një intervistë kreu i PDIU Shpëtim Idrizi e justifikoi alenancën me Vangjel Dulen, me arsyen se edhe Edi Rama ka në aleancë partinë MEGA.

“Meqë po ma përdorin një cikë si shumë jam i detyruar të them që Edi Rama ka një parti të minoritetit grek aty, që është MEGA, mos na bëjë sikur janë shenjëtorë, madje ata që janë të minoritetit MEGA, kandidatë të PS-së minimalisht kanë detyrimin që mirë tabelat, por posterat të mos i kenë në gjuhën greke por shqiptare”, tha Idrizi.

Kësaj deklarate iu përgjigj kandidati i MEGA-s që kandidon në qarkun Vlorë me PS-në Niko Kuri, i cili me një përgjigjen e tij tregoi një kulturë tjetër politike. Ndryshe nga gjuha e Shpëtim Idrizit që për një vend në karrige, bëri “vëlla” Vangjel Dulen duke i hedhur poshtë gjithë akuzat në drejtim të tij.

“KJO NUK ËSHTË KULTUR POLITIKE.

Ai që me të vërtetë e do origjinën e tij, mund të dojë edhe origjinën e tjetrit, “të ndryshëm”.

Krenaria që ndjej për origjinën time greke më detyron të respektoj krenarinë dhe origjinën e secilit prej bashkëqytetarëve të mi.

Nuk do të përgjigjem me fjalë, përgjigjem çdo ditë me veprime. Bashkëqytetarët tanë do t’u përgjigjen politikanëve profesionistë më 25 Prill”, është përgjigja e mjekut të njohur Niko Kurit. /Sarandanews.com/