Anila Denaj: Investimet në infrastrukturë, po transformojnë qytetin e Sarandës
Saranda po tranformohet çdo ditë dhe kjo falë punës intensive në infrastrukturë.
Kandidatja me nr 4 për Qarkun e Vlorës, për Partinë Socialiste, Anila Denaj, e shoqëruar edhe nga Kryetari i Bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma, inspektuan punimet në bulevardin e ri që po ndërtohet në këtë qytet.
“Saranda po transformohet çdo ditë dhe kjo falë punës intensive. Më shumë gjelbërim dhe përkujdesje për hapësirat publike, në pritje edhe të turistëve vendas dhe të huaj.
Së bashku me Bashkinë Sarandë do të vijojmë punën për të zhvilluar dhe zbukuruar më tej qytetin”, shkruan Denaj në rrjetet e saj sociale.