Reagon grupi polifonik Saranda: Jemi thirrur nga një force politike për të kënduar kënge patriotike dhe jo kushtuar politikanëve
Grupi polifonik Saranda ka reaguar pas debateve që ka shkaktuar prania e tyre në prezantimin e kandidatëve të Jozefina Topallit në Vlorë.
“Sqarim per opinionin publik nga grupi polifonik Saranda:
Jemi thirrur nga nje force politike per te kenduar kenge patriotike dhe jo kushtuar politikaneve.
Ne jemi treguar te gatshem dhe sa here te na kerkojne do jemi te gatshem te kendojme kenge patriotike per ç’do force politike qe mban ne krah flamurin kuq e zi sepse jemi profesioniste, por kurre nuk do kendojme per politikanë apo udheheqes te forcave politike ne vend.
Ky sqarim behet per te gjithe dashamiresit e polifonise, edhe jo vetem sepse ne si grup dime vet se per ke votojme, prandaj te gjitha mediat qe sot publikuan pjesemarrjen tone te kjo force politike duhet te na mirekuptojne.
Gjithe te mirat te keni ne familjet tuaja dhe jeni te mikpritur nga ne te na ftoni si te majte, te djathte apo te qendres, por me nje kusht: vetëm këngë patriotike.
Faleminderit per mirekuptimin!
Gjithe te mirat Laberia jone e shtrenjte”, thuhet në reagimin.