COVID-19/ Ja sa raste të reja u shënuan në Sarandë e Delvinë në 24 orët e fundit
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.
Vijon procesi i vaksinimit antiCOVID në qendrat e përqendruara të vaksinimit si dhe në shkolla për arsimtarët. Gjatë ditës së sotme janë kryer 1,827 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 64,075 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.
Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3070 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 425 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 97 raste në Tiranë, 30 raste në Shkodër, 25 raste në Fier, 24 raste në Gjirokastër, 20 raste në Kurbin, Lushnje, 17 raste në Vlorë, 15 raste në Korçë, Berat, 12 raste në Durrës, Kukës, 11 raste në Kavajë, Pogradec, 10 raste në Lezhë, 8 raste në Mallakastër, Vau Dejës, 7 raste në Sarandë, 6 raste në Devoll, Patos, 5 raste në Krujë, Kamëz, Memaliaj, 4 raste në Tropojë, Ura Vajgurore, Peqin, Kuçovë, 3 raste në Mirditë, Tepelenë, Prrenjas, Gramsh, Skrapar, Vorë, Maliq, 2 raste në Elbasan, Divjakë, Selenicë, Malësi e Madhe, Libohovë, 1 rast në Has, Mat, Delvinë, Dibër, Roskovec, Himarë, Klos, Poliçan, Dropull.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 550 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 88,899 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 320 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 12 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 4 qytetarë nga Tirana, 2 qyetetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Shkodra, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Peqini, 1 qytetar nga Durrësi të moshave 64- 83 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.
Statistika (27 Mars 2021)
Raste të reja ditore 425
Të shëruar në 24 orë 550
Të shtruar në spitale 320
Humbje jete në 24 orë 12
Testime ditore 3070
Testime totale 548,314
Raste pozitive 123,641
Raste të shëruara 88,899
Raste Aktive 32,538
Humbje jete 2204
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 22281
Fier 2625
Durrës 1369
Vlorë 1280
Shkodër 1210
Gjirokastër 1266
Korçë 789
Lezhë 534
Elbasan 386
Kukës 355
Dibër 324
Berat 119