Niko Kuri takime me banorët e fshatrave në Finiq: Kanali i “Thoma Filipeu” do mbyllet para sezonit të vaditjeve
Kandidati për deputet dhe mjeku i njohur Niko Kuri, ka nisur fushatën elektorale në disa fshatra të bashkisë Finiq.
Kuri bashkëbisedoi me banorët e fshatrave Dermish, Rumanxasë dhe Memoraqit, ku u njoh me shqetësimet e banorëve dhe zgjidhjen e problematikave që shoqërojnë komunitetin.
Dr. Niko Kuri u premtoi banorëve se kanali i “Thoma Filipeu” se rikonstruksioni i tij do mbyllet para sezonit të vaditjeve.
“Në Dermish u takova me banorë të këtij fshati por edhe të Rumanxasë dhe Memoraqit, ku biseduam gjerësisht për problemet e tyre që kanë të bëjnë me shëndetin, me çështjet sociale dhe me sigurinë sidomos në këtë periudhë pandemie ku shumë të moshuar ishin të vetmuar, pa fëmijët dhe të afërmit e tyre për shkak të mbylljes së kufirit. Ata kishin nevojë për ushqime, për ilaçe dhe përkujdesje dhe kjo nuk u mungoi gjatë gjithë kohës nga ne mjekët, por edhe nga bashkia e Finiqit.
Për këtë na falënderuan me shumë dashuri dhe hapur na shprehën mbështetjen e tyre tek unë për zgjedhjet e 25 prillit.
Përsa i përket zhvillimit ata kërkuan rikonstruksionin sa më të shpejtë të kanalit vaditës “Thoma Filipeu” i cili u prish këtë dimër nga shirat e dendura dhe sot është jashtë funksionit.
Së bashku me kryetarin e bashkisë u dhamë sihariqin e mirë se erdhi fondi i parë për fillimin e punimeve që të përfundojë para sezonit të vaditjeve”, shprehet Niko Kuri. /Sarandanews.com/