Ina Zhupa shpërndan 22 trëndafila të bardhë në çdo lagje të Sarandës
Zëdhësja dhe kandidatja e PD për deputet në Qarkun e Vlorës, Ina Zhupa, ka kujtuar 22 marsin e 1992, me 22 trëndafila të bardhë në çdo lagje të Sarandës, një simbolikë mjaft domethënëse.
‘22 Marsi është dita e parë e demokracisë dhe lirisë. Me një simbolikë lulesh të bardha si e ardhmja që i pret shqiptarët zgjodhëm ta përkujtojmë këtë ditë në rrugët e Sarandës bashkë me të rinjtë e FRPD Sarandë’, shkruan Zhupa në Facebook.
Postimi i plotë i Ina Zhupës:
22 trëndafila të bardhë në çdo lagje të Sarandës për të risjell edhe njëherë fitoren e 22 Marsit për popullin shqiptar.
22 Marsi është dita e parë e demokracisë dhe lirisë. Me një simbolikë lulesh të bardha si e ardhmja që i pret shqiptarët zgjodhëm ta përkujtojmë këtë ditë në rrugët e Sarandës bashkë me të rinjtë e FRPD Sarandë.
Dashuria, pozitiviteti dhe ngrohtësia që na pritën qytetarët ishte sinjali më i mirë si ajo fitore e 22 marsit do kthehet përsëri. Se qytetarët e duan ndryshimin, kanë nevojë për një të ardhme më të mirë.
Shpresa e tyre është një qeveri që kujdeset për njerëzit dhe një kryeministër si Lulzim Basha që di të punoj për të mirën e vendit.