Aleati i Vangjel Dules, Shpëtim Idrizi: Rama ka frikë se po mora unë ministrinë e Arsimit fëmijët do mësojnë për Çamërinë

Kryetari i PDIU Shpëtimi Idrizi, aleat me Vangjel Dulen në zgjedhjet e 25 prillit ka reaguar pas ironisë që i bërë sot kryeministri Edi Rama.

Aleati i Vangjel Dules, shkruan se Rama do mbahet mend si kryeministri që hoqi Çamërinën nga librat e Historisë.

“Haxhi Qamili me 3 klasë Teknikumi Pikture do mbahet mend si kryeministri që detyroi mijëra nxënës e studentë të dilnin me javë në protestë, dhe që hoqi emrin e Çamërisë nga librat e Historisë.

Shakaxhiu i përparimit duhet të kuptojë që: dhëmbët nuk i ka vetëm për të kafshuar, por dhe për të mbajtur brenda fjalët e ndenjura të trurit të semurë.

Ja çfarë mund të ndodhë”, shkruan Shpëtim Idrizi.

Kujtojmë që Idrizi dhe Dule pas një konflikti të gjatë mes njëri-tjeterit tashmë janë berë miq, dhe kandidojnë në një listë për zgjedhjet e 25 prillit në qarkun e Tiranës. /Sarandanews.com/