FOTO/ Sarandë, Astrit Patozi prezanon Bledar Burgjian si kandidat për deputet

Pas Vlorës, kryetari i Bindjes Demokratike Astrit Patozi ka qenë këtë të shtunë në Sarandë.

Patozi ka prezantuar kandidatin për deputet që do mbulojë Sarandën në siglën e Bindjes Demokratike.

Kandidati që kjo forcë politike ka caktuar për Sarandën qê renditet dhe i dyti në listën e qarkut Vlorë është Bledar Burgjia.

Bledar Burgjia është një emër i njohur në qytetin e Sarandës dhe do kërkojë votat e bashkëqytetarëve të tij për zgjedhjet e 25 prillit. /Sarandanews.com/