Vangjel Tavo shfrenon fantazinë: Në Gjirokastër do blihen votat me bankë, janë hapur llogari te ‘OTP’
Vangjel Tavo u shfaq mbrëmjen e sotme në “Zonë e Lirë” në një intervistë ndryshe, jo për akuzat që përsërit ndaj qeverisë, por kësaj radhe shkoi më tutje duke shfrenuar fantazinë për blerjen e votave.
Teksa foli për qarkun Gjirokastër ku ai kandidon sërish, Tavo tha se për blerjen e votave janë hapur edhe llogari bankare të OTP Bank.
Që fenomeni i shit-blerjes së votave në Shqipëri është i pranishëm kjo dihet, sikundër vetë Vangjel Tavo ka marrë mandat shumë herë nëpërmjet kësaj skeme, por ata që merren me “inxhinieri votash” nuk janë idiotë që ta kryejnë këtë operacion të paligjshëm përmes bankës. Përse kjo retorikë e Vangjel Tavos?
Thjesht ai është duke përgatitur alibinë e humbjes së 25 qershorit. Ish-deputeti që ka mbi 20 vjet në Parlament dhe vazhdon e hiqet si i “pastër”, kësaj radhe rrezikon më shumë se kurrë të ngelet pa mandat.