E verteta e akuzave ndaj Gjolek Guci, personi që e ka paditur ka zaptuar tokën duke ngushtuar rrugën!
Disa media në jug të financuara nga PD-ja i kanë bërë jehonë një denoncimi që një qytetar ka bërë ndaj kryetarit të Bashkisë së Memaliajt, Gjolek Guci.
Personi që ka paditur Gjolek Gucin në Prokurorinë e Gjirokastrës për shpërdorim detyre është Luan Bino, i cili pretendon se kryebashkiaku i Memaliajt ka shpërdoruar detyrën duke hapur rrugën e fshatit Luftinjë në pronën e tij, pa bërë vlerësimin dhe kompensimin përkatës.
Por, si qëndron e vërteta?
Siç shihet nga fotot e mëposhtme gardhi i shtetasit Luan Bino, e ka zënë plotësisht rrugën dhe është qartazi në shkelje dhe pa leje, pasi ka zaptuar pa të drejtë tokën e cila nuk është në pronësi të tij.
Gardhi i shtetasit Bino, është bërë penges sepse e ka bllokuar rrugën duke e ngushtuar dhe duke e bërë një kalimshe.
I gjithë ky sulm absurd ndaj kryebashkiakut Gjolek Guci, është vetëm një shërbim politik që po kryen personi që e ka paditur Luan Bino i cili jeton në Tirana, në shërbim të kunatit të tij, që është dhe kreu i PD Luftinjë.
Ndërkohë, banorët e Memaliajt dhe Luftinjës kanë dal në mbështetje të Gjolek Guci, të cilët janë shprehur se gardhi i Binos i ka penalizuar që të gjithë dhe kanë kërkuar zgjerim të rrugës /Sarandanews/