Misteri i gropës te Syri i Kaltër, banori zbulon çfarë ishte në diktaturë: Kemi frikë, po u fut uji, ra fusha
Dy ditë më parë në këtë fushë që ndodhet tek rruga nacionale Sarandë Gjirokastër pranë Syrit të Kaltër është hapur kjo gropë me diametër 10 metra.
Por një prej banorëve të zonën dëshmon se fenomeni s’ka ndodhur kurrë më parë. Ndërsa në komunizëm tek kjo fushë ka qenë një minierë kripe.
“Shkova rastësisht dhe e pashë. Ajo gropë s’ka qenë më parë. Kjo ka qenë minierë kripe dhe shfrytëzohej në monizëm. E tërë fusha ashtu është. Nëse futet përroi aty brenda mund të bjerë komplet, mund të bjerë dhe rruga. Nën të është përpunuar kripë” tha ai.
Banorët e frikësuar kërkojnë të merren të sa më parë. “Fika është se kemi gjë të gjallë, se po ra dicka nuk dihet sa është thellësia se është ujë poshtë dhe nuk e merr dot më” tha ai.
U interesuam pranë Bashkisë së Finiqit. Na u tha se gjeologët ende nuk kanë gjetur shkakun se përse u hap kjo gropë shumë pranë lumit të Bistricës.