FOTO-LAJM/ Koronavirusi, shëtitorja e Sarandës e boshatisur
Pas apeleve të shpeshta të Bashkisë, në Sarandë qytetarët kanë vendosur të qëndrojnë në shtëpi, duke respektuar masat e marra për ndalimin e koronavirusit.
Siç shihet në foton e siguruar nga Sarandanews, shëtitorja e qytetit është e boshatisur nga qytetarët.
Deri më tani në Sarandë, nuk ka asnjë person të prekur nga koronavirusi, ndërsa në Shqipëri numri i të prekurve ka shkuar në 23.
Ndërkohë, në Sarandë autoritetet vendore kanë marrë të gjitha masat për të qenë në dispozucion të qytetarëve, ndërsa kanë dezinfektuar të gjithë qytetin. /Sarandanews/