Sarande, nis mbjellja e pishave në bulevardin e ri, zona plazhi i Centralit
Ne Sarande ka nisur sot ne mesdite mblellja e pishave ne zonen e plazhit te Centralit. Mesa duket medyshjet:”Pisha”apo “Palma”, kane marre fund.
Burime bashkiake bene te ditur se pishat dekorative dhe palmat jane pemet dekorative qe do te mbilleshin pergjate bulevardit te ri dhe kjo eshte bere e ditur qysh gjate degjesave publike te organizuara me pare ne sallen e bashksie.
Mesohet se investitoret jane konsultuar me specialistet e gjelberimti dhe pyjeve ne qytet.
Ne Sarande, gjate disa mandateve te qeverisjes lokale, eshte aplikuar pak ose aspak terheqja e mendimeve te qytetareve nepermjet sondazheve, anketave dhe formave te tera alternative per te thithur opinionin me te pergjithshem te publikut dhe specialisteve te fushes.
Gjithsesi, pishat e para dekorative jane mbjelle tashme dhe gjelberimi i tyre, pritet te sjelle te gjelbren e munguar ne sfondin e bardhe te shetitores se rehabilituar.