Sarandë, Ina Zhupa prezantohet si kandidate për deputete: Do jemi model
Partia Demokratike prezantoi sot kandidatet per deputet ne Sarande dhe ndezi motoret e fushates me nje shpejtesi te re ne pranine e drejtuesit politik te Qarkut..
Drejtuesi politik i qarkut Bujar Leskaj prezantoi Ina Zhupa nr 2 te listes per Qarkun e Vlores, kandidate per deputete qe do perfaqesoj Saranden, Delvinen dhe Himaren.
Te takimin e sotmem u prezantuan edhe Jolio Dine dhe Manjola Nikollo (Cikuli) si kandidatë te PD per zgjedhjet e 25 prillit. Bujar Leskaj ne fjalen e tij ftoi te gjitha strukturat e kesaj force politike te bashkohen, sipas tij me ortekun qe po vjen per rrezimin e qeverise Rama .
Ina Zhupa theksoi se do bejme nje fushate model qytetare, ku do shpalosnin planet konkrete te Partise Demokratike dhe ekipin me cdo qytetar.
Nga ana e tyre kandidatet Jolio Dine dhe Manjola Nikollo shprehen gadishmerine per te punuar me te gjitha strukturat e PD-s..