Athina nuk gjen qetësi, mijëra vetë në protestë (FOTO)
Një protestë u mbajt në Syntagma sot pasdite, pasuar nga një marshim për në Omonia, pas një thirrjeje nga avokatët dhe juristët, për të Drejtat Demokratike dhe kundër autoritarizmit.
Sipas Zougla, ata u bëjnë thirrje avokatëve, shoqatave studentore, akademikëve, artistëve, sindikatave dhe organizatave të të gjitha llojeve të bashkohen në protestë dhe të kthejnë të Enjten e 11 Marsit, në një ditë të mbrojtjes masive të të drejtave demokratike dhe lirive popullore.
Pak para orës 20:00 njerëzit mbërritën në Omonia, ku dhe po qëndrojnë duke mbajtur parrulla kundër dhunës policore të ushtruar pak ditë më parë.
Dy ditë më parë protestat e mbajtura në Neo Smyrni u përshkallëzuan në një përplasje masive ndërmjet forcave policore dhe protestuesve, duke lënë të paktën 10 policë të lënduar dhe mbi 30 të arrestuar.