Shpresë për hapjen e Qafë Botës pas 22 marsit, qeveria greke pranon se mbyllja ka sjellë probleme
Qëndrojnë në fuqi masat për Kakavijën, ndërkohë që pika Kufitare e Qafë Botës në Sarandë do të qëndrojë e mbyllur deri më 22 mars.
Ky është vendimi i qeverisë greke për këto dy pika kufitare me Shqipërinë.
Sipas një njoftimi të shpërndarë për personelin policor grek të Pikës së Kalimit Kufitar të Kakavijës thuhet se çdo ditë do të lejohet të hyjnë në tokën greke vetëm 400 persona të pajisur me letra të rregullta greke.
Ndërkohë Pika Kufitare e Qafë Botës do te vijojë të qëndrojë e mbyllur. Nga ana tjetër policia greke e ka pranuar se mbyllja e Qafë Botës ka sjellë probleme serioze pasi është një urë komunikimi mes minoritetit që jeton ne Shqipëri dhe zonës së Thesprotisë.