“Kardhiq-Delvinë do mbyllet brenda vitit 2021”
Nga Delvina në një takim me banorët e këtij qyteti, deputeti Alket Hyseni ka premtuar se brenda 2021 do përfundojë rruga Kardhiq-Delvinë.
“Një kafe socialistësh delviniotë.
Me disa kryetarë OS dhe socialistë të përkushtuar, duke bashkëbiseduar mbi ecurinë e patronazhimit, trokitjen derë më derë si çelësi i fitores së thellë në 25 Prill.
Përmbyllim brenda 2021 Rrugën Kardhiq-Delvinë dhe para sezonit veror ujësjellësin e qytetit”, u shpreh Hyseni përpara banorëve.