Belinda Balluku: Së shpejti nisin procedurat për aeroportin e Sarandës
Pas aeroportit te Kukesit pritetet te nisin procedurat per aeroportin e Sarandes dhe ate te Korçë . Kjo u be e ditur per publikun sot nga Kukesi nga Ministrja e Infrastruktures Belinda Balluku, “Para disa vitesh do të dukej ëndërr. Shpesh kemi folur për nevojën e aeroporteve të tjera në territor, por dukej një ëndërr e largët për tu realizuar. Ndërkohë vetëm në dy vitet e fundit ne dorëzojmë një aeroport të ri ndërkombëtar në vend dhe nisim punën për një aeroport të 3-të”, tha Balluku.
Balluku po ashtu bëri të ditur se brenda 4 vjeçarit të ardhshëm parashikohet edhe nisja e punimeve për dy aeroporte të tjera ndërkombëtare.
“Këto dy aeroporte, ai i Sarandës dhe Korçës do të akomodojnë vetëm nevojat turistike, duke përmbyllur kështu një strategji me 5 aeroporte në territorin e Shqipërisë, të ndara në mënyrë të barazvlefshme përsa i përket veriut, qendrës, jugut dhe lindjes”, tha Balluku.