Urdhëri i qeverisë, policia në Sarandë ngre posto-blloqe
Ashtu siç pritej edhe në Sarandë, policia ka dal në terren për të zbatuar urdhërin e dhënë sot nga qeveria për të zbatuar urdhërin për karantinë nga qytetarët e ardhur nga jashtë, në zonat e prekura nga koronovirus.
Në terren bashkë me Policinë e Sarandës janë edhe mjekët që po verifikojnë të gjithë të ndaluarit.
Policia ka nisur intervistimin e udhëtarëve dhe sidomos të atyre makinave me targa të huaja, për tu vetëkarantinuar për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Policitë janë të pajisur me maska dhe doreza, ndërsa vijojnë kontrolle në terren por dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve. /Sarandanews/