Urdhëri i qeverisë, policia në Sarandë ngre posto-blloqe

Ashtu siç pritej edhe në Sarandë, policia ka dal në terren për të zbatuar urdhërin e dhënë sot nga qeveria për të zbatuar urdhërin për karantinë nga qytetarët e ardhur nga jashtë, në zonat e prekura nga koronovirus.

Në terren bashkë me Policinë e Sarandës janë edhe mjekët që po verifikojnë të gjithë të ndaluarit.

Policia ka nisur intervistimin e udhëtarëve dhe sidomos të atyre makinave me targa të huaja,  për tu vetëkarantinuar për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Policitë janë të pajisur me maska dhe doreza, ndërsa vijojnë kontrolle në terren por dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve. /Sarandanews/