Basha: Stafi mjekësor nuk ka pajisjet minimale
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp denoncoi se “nga terreni vijnë raportime se shumica e stafit mjekësor nuk ka pajisjet minimale” për trajtimin e personave të dyshuar me koronavirus.
Basha shfaqi një video ku një mjek urgjence thonte se kishte vizituar 3 pacientë me covid-19 pa veshjen e duhur.
“Duhet të pajisen urgjentisht mjekët, fondet aktuale janë totalisht të pamjaftueshme. Nuk është koha për propagandë, por për veprim të shpejtë. Nuk duhet vepruar si me tërmetin, ku akoma mijëra qytetarë janë ende në çadra, pa ujë për të larë duart.
Tí lëmë sulmet ndaj opozitës dhe gazetarëve dhe të merren përgjegjësitë nga qeveria, që duhet të mbrojë ata që janë në vijën e parë”, deklaroi Basha.
“Thirrja për qeverinë është të sigurojë pajisjet dhe apartirat e nevojshme për stafet mjekësore. Nëse nuk mbrojmë dot mjekët, nuk mbrojmë dot qytetarët. Nëse ata infektohen, nuk ka kush kujdeset për qytetarët.
I bëj thirrje qeverisë të akordojë fondet për blerjen e pajisjeve të duhura për ekzamimin e qytetarëve bartës të virsuit. Të merren pajisjet që shkurtojnë kohën e analizës së COVID 19 nga disa orë në 45 minuta.
Kjo ndihmon në parandalimin e përhapjes dhe trajtimin e bartësve të virusit. 3.5 milionë usd nuk mjaftonë. Aktet e vetëdijësimit apo më keq, propaganda, nuk zgjidhin situatën”, shtoi Basha.