Atentat në Greqi/ Qëllohet me armë zjarri shqiptari në mes të Athinës
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Athinë ku një shqiptar është qëlluar me armë zjarri.
Mediat greke shkruajnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 në sheshin Attiki, ndërkohë shqiptari, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, është transportuar në spital në kujdesin e mjekëve, por megjithatë nuk dihet se si është gjendja shëndetësore e tij.
Mësohet se shqiptari është qëlluar nga disa persona që ndodheshin në një makinë tjetër ndërkohë ka marrë një plagë.
Menjëherë pas ngjarjes, dy emigrantë hipën në një taksi dhe nën kërcënimin e një arme e detyruan shoferin t’i çonte në stacionin e Larissas, ku ata u larguan, duke lënë një armë brenda automjetit.
Policia po përpiqet të marrë një deklaratë nga shoferi i taksisë, i cili për momentin nuk është në gjendje të shpjegojë saktësisht se çfarë ka ndodhur si pasojë e kërcënimit.