FRPD Sarandë thyen orën policore për të bërë fushatë

FRPD Sarandë vijon fushatën elektorale edhe duke thyer orën policore.

Të rinjtë e kësaj partie me nga një stilolaps dhe fletore në dorë shkojnë shtëpi më shtëpi për të mbajtur shënim problemet e qytetarëve.

“Pa ndalur dhe deri në orët e vona të mbrëmjes, të rinjtë e FRPD kanë vazhduar me fushatën “derë më derë”.

Problemet dhe shqetësimet e banorëve janë në fokus të Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

Pritja nga qytetarët dhe sidomos nga moshat e treta është tepër e mirë dhe e ngrohtë.

Edhe pse problemet e tyre janë të shumta, ata presin me përzemërsi të rinjtë, të cilët po tregojnë se janë garancia drejt fitores së 25 prillit”, thuhet në njoftimin e FRPD Sarandë pak minuta më parë. /Sarandanews.com/