Adrian Gurma pret në bashki gazetarët: Ja fokusi i diskutimeve
Kryetari i Bashkisë së Sarandës, në orën 18.00 të së shtunës, priti në zyrën e tij një grup gazetarësh të Unionit të Gazetarëve Shqiptarë.
Mes tyre ishte edhe kryetari i UGSh, Aleksandër Çipa dhe gazetari me përvojë Frrok Çupi.
Kryebashkiaku Adrian Gurma, vlerësoi praninë e gazetarëve në Sarandë.
Ai i vlerësoi grupin e gazetarëve si dallëndyshja e parë e turizmit në Sarandë.
“Me anëtarët e Unionit të Gazetarëve patëm një takim të ngrohtë,në kuadër të Ditës së Miqësisë së Gazetarëve,që këtë vit u zhvillua në Sarandë.
Me profesionistë te spikatur të gazetarisë nga i gjithë vendi diskutuam e shkëmbyem mendime për aktualitetin,pandeminë,ekonominë,turizmin si dhe për sfidate pritshme të së ardhmes”, shkruan Gurma.