Shkrimtari i madh Ismail Kadare mesazh ngushëllimi familjes së poetit Lefter Çipa

Shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare, ka shprehur ngushëllimin e tij për ndarjen nga jeta të poetit të njohur Lefter Çipa.

Mesazhin shkrimtari i madh ia ka përcjellë djalit të Lefter Çipës, gazetarit Aleksandër Çipa.

“I dashur Aleksandër, Rastësisht nuk kemi patur kontakte të drejtpërdrejta me ju, edhe pse respekti dhe simpatia jonë kanë qenë të pranishëm kurdoherë ndaj jush për shumë arsye.

Me trishtim morem vesh humbjen e babajt tuaj të nderuar, këtij personaliteti të lartë që në mënyrat më të ndryshme ka shoqëruar jetën tonë ashtu si të shumë shqiptarëve të tjerë këtu dhe kudo nëpër botë.

Humbja e tij eshte humbja e një vlerë të çmuar kombëtare. Pranoni i dashur Aleksandër ngushëllimet tona më të sinqerta. Miqësisht Ismail dhe Helena Kadare”, thuhet në mesazhin e tij. /Sarandanews.com/