Adrian Gurma në Ksamil: Inspektime në rrugët “Baba Sherifi”, “Parajsa” dhe ujësjellësin

Ksamili është një nga zonat më të rëndësishme në Sarandë, ku gjatë sezonit turistik është ndër më të frekuentuarat.

Kjo ka bërë që bashkia Sarandë ti kushtojë një vëmendje të veçantë, duke nisur investime serioze për zonën.

Sot kryebashkiaku Adrian Gurma, ka inspektuar punimet në disa nga lagjet kryesore.

Gjithashtu, ka ndjekur nga afër dhe ecurinë e ujësjellësit në lagjet 3 dhe 4.

“Me qytetarë ksamiljotë ishim në rrugët “Baba Sherifi” dhe “Parajsa”, dy investimet e para për vitin  2021 në  infrastrukturën rrugore, si dhe ndoqëm punimet për ujesjellësin e lagjeve 3 e 4 të Ksamilit.
#nëpunëpërksamilinqëduam”, nënvizon Gurma. /Sarandanews.com/