Tomorri-Butrinti do luhet pa praninë e tifozëve, shkak koronavirusi
Ekipi i Butrintit do të përballet këtë fundjavë në një transfertë të vështirë kundër Tomorrit.
Ky duel do të luhet pa praninë e tifozëve.
Kjo masë e marrë nga e ana e FSHF-së është vendosur pas vendimit të djeshëm të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si dhe në respekt të ruajtjes së shëndetit publik të sportdashëve dhe të gjithë personave të përfshirë në garën futbollistike në vend.
Takimi Tomorri-Butrinti luhet më 15 Mars në orën 15:00. /Sarandanews/