Hariz Mema i mërzitur nga vizita Ramës në Sarandë: Bëri një xhiro dhe na iku
Kreu i PD Sarandë, Hariz Mema, ka reaguar pas vizitës së Ramës në qytetin bregdetar.
“Kryetari i qeverisë pasi vizitoi Sarandën vazhdoi me qyfyret e rradhës dhe iku.
Kaseta vazhdoi të xhirojë, sipas tij aeroporti i Sarandës do të konkretizohet kur të mbarojë në letër ai i Vlorës, e si gjithçka që bën ky kryeministër sarandiotët e shumëzuan me zero, pasi lartmadhnia çdo gjë i shkruan në rërë.
Me të njëjtin referen prej 8 vitesh,me të njëjtat batuta, kryeministri është bërë bajat, prandaj dhe nuk takon apo dëgjon asnjë qytetar sarandiot.
E pranoi vetë që në shëtitore thyen qafën mbas gureve-pllakave rreshqitëse, e cila e premtuar se do të përfundonte një sezon më parë, as këtë sezon nuk ka për të përfunduar plotësisht, por sic do punë elektorale do t’i pritet shiriti.
Yzmeqarët dhe ofiqarët e tij jo të qytetarëve nuk nguruan, e për t’i treguar mediave që do transmetonin vizitën e demagogut pastruan e dezinfektuan rrugët. Saranda u gdhi e pastër aq sa vetë qytetarët u habitën! Sa mirë do ishte ta bënin përditë ose të paktën njëherë në muaj!
Kryeministri nuk u ndal te problematikat reale të qytetit, papunësia, dëmet e biznesit për shkak të tërmetit në mënyrë të tërthortë, dëmet e drejtëpërdrejta nga pandemia, infrastruktura rrugore shumë e keqe, problemet me ujrat e zeza, problemet e pronësisë, hapsirat publike, arsimi e shëndetësia, problemet e fermerëve në gjithë rrethin e Sarandës, sidomos të atyre që kultivojnë manderinëm, të cilët janë me qindra familje.
E di njeri çfarë projektesh e punë reale ka bërë qeveria Rama në këto 8 vite? – përgjigjen e japin qytetarët e Sarandës, Ksamilit, Finiqit, Konispolit e gjithe rrethinave.
Por, kjo vizitë e ka dhe një të mirë, qytetarët sarandiot e përforcuan mendimin e tyre bazuar në fakte se ky kryeminstër veçse gënjen, e përveç fjalëve nuk ka asnjë të vërtetë, ose më e mira i ka vepra në video virtuale 3D”, shkruan Mema.