Rama inspekton punimet e rrugës Lëkurs – Kanali Çukës, përfundon në verë 2022
Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet e rrugës Lëkurs – Kanali i Çukës, një rrugë e cila do të lehtësojë trafikun në rrugën Turizëm – Kanali i Çukës.
Gjatë inspektimit përfaqësuesit e Fondit Shqiptar të Zhvillimit janë shprehur se rruga do të jetë në funksion në sezonin turistik të 2022.
“Sarandë – Një rrugë e re turistike mbi qytet, e cila do të lehtësojë shumë ndjeshëm trafikun e mbingarkuar të sezonit veror, duke ofruar njëkohësisht një tjetër mundësi për të shijuar panoramën e gjirit të Sarandës”, nenvizon kryeministri Rama.
Rruga do të jetë me gjatësi 2.33 km gjerësi 11 m, gjerësi të brezit të kalimit të automjeteve 8 m, me trotuare në të dy anët, si dhe të gjithë elementët e tjerë të nevojshëm të infrastrukturës rrugore.
Saranda është një nga qytetet më të frekuentuara gjatë sezonit turistik. Përmirësimi i infrastrukturës rrugore në qytetin bregdetar do të lehtësojë lëvizjen e turistëve vendas e të huaj.