Alket Hyseni: LSI na është lutur për koalicione, ka ardhur koha të ikë për skrap
Deputeti socialist Alket Hyseni është shprehur se Lëvizja Socialiste pë Integrim është një fenomen shumë i rrezikshëm për shoqërinë tonë, ndërsa shtoi se kjko forcë politike i është lutur PS-së për të bëtë koalicione.
Ai tha se LSI ka shkuar për skrap dhe ka ardhur koha ta nxjerrin jashtë loje, duke qëndruar në të njëjtën linjë me kryeministrin Rama, që that ë njëjtën gjë ditën e djeshme.
“LSI na është lutur për të bërë koalicione. LSI ka shkuar për skrap, ata kanë tentuar gjithmonë për koalicion me ne.
LSI ishte një fenomen shumë i rrezikshëm për këtë shoqëri, ka ardhur koha që ta nxjerrim jashtë loje”, tha Hyseni.