Sarandë, çelet Këndi Arkvivor i qytetit

Drejtori i përgjithshëm i arkivave Ardi Bido, së bashku me kryebashkiakun Adrian Gurma, kanë çelur sot në Sarandë këndin Arkivor.

Ky kënd sipas Bidos që është dhe me orgjinë nga Saranda, do u shërbejë studiuesve të qytetit, duke shmangur ecejaket drejt kryeqytetit.

“Vendlindja thërret.

Çelëm sot, me kryebashkiakun Adrian Gurma, Këndin Arkivor Sarandë, ku studiuesit e qytetit tim të lindjes, për herë të parë do të kenë mundësi të studiojnë pa ecejake drejt Tiranës.

#ArkivatFrymëzojnë”, shprehet Bido. /Sarandanews.com/