Denaj, takime me biznesin në Sarandë/ Fiskalizimi, ndihmë edhe sektorit të tregtimit të materialeve të ndërtimit
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj ka zhvilluar sot një takim me biznesin në Sarandë.
Lajmi bëhet i ditur nga ministrja Denaj e cila shprehet se ka diskutuar procesin e Fiskalizimit.
Pas takimit me biznesin e materialeve të ndërtimit, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj u shpreh se Fiskalizimi do ta ndihmojë edhe këtë sektor.
“Përparimi ka ngritur një sipërmarrje të suksesshme në fushën e tregtimit të materialeve të ndërtimit e cila ka vijuar aktivitetin pavarësisht pandemisë. Fiskalizimi do ta ndihmojë edhe këtë sektor, për të përmirësuar raportimin e transaksioneve në kohë reale”, tha ajo.
Ajo informoi se me kryetarin ebBashkisë ka biseduar për mundësitë që ka sektori për t’u zhvilluar më tej.