Delvinë/ Dhunoi bashkëjetuesen, arrestohet 42-vjeçari
Komisariati i Policisë Sarandë njofton se nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, u arrestua në flagrancë shtetas një 42 vjeç, banues në Delvinë.
Sipas Policisë, arrestimi i tij u krye pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.