Sarandë, mblidhet për herë të parë për 2021 Këshilli Bashkiak, ja temat e diskutimit
Të premten, në 29 janar 2021 në orën 14:30 do të zhvillohet mbledhja parë e Këshillit të Bashkisë për vitin 2021.
Mbledhja do të zhvillohet nëpërmjet komunikimit online me këtë rend dite :
1.Informacion nga Bashkia mbi ecurinë e proçesit të zbatimit të VKM 329 datë 22.05.2019
2.P/Vendim “Mbi dhënien e ndihmës ekonomike për periudhën 1 – 31 Dhjetor 2020 me fondin 6% të bllokskemës së ndihmës ekonomike”
3.P/Vendim “Mbi dhënien e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë , Dhjetor 2020”
4.P/Vendim “Mbi miratimin e kritereve të dhënies së ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për bllok-skemën si dhe nga fondet e Buxhetit Vendor , për vitin 2021”
5.P/Vendim “Saktësim emri, atësie, mbiemri, sipas vendimeve të Këshillit Bashkiak.
Mbledhja e këshillit bashkiak e janarit zhvillohet pas mbledhjeve të zhvilluara më parë nëpër komisione. 1.Komisioni i ekonomisë dhe financës e ka zhvilluar mbledhjen në datën 26 Janar në orën 13:00.
2.Komisioni i çështjeve juridike , rendit dhe sigurisë publike e zhilloi atë në në datën 26 Janar në orën 14:00.
3.Komisioni i zhvillimit urban , planifikimit të territorit dhe infrastrukturës e zhvilloi në datën 27 Janar në orën 13:00.