Emërohet prokurori i përkohshëm në Sarandë (Emri)
Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi sot mbledhjen plenare të radhës përmes platformës online, në prani të gjithë anëtarëve si dhe të përfaqësueseve të Ministrisë së Drejtësisë dhe programeve të asistencës për zbatimin e reformës në drejtësi, EURALIUS dhe OPDAT.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi shtatë caktime të përkohshme: Në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë së Shkallës së Parë Përmet, Asllan Bajramaj.
Në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë së Shkallës së Parë Sarandë, Lorenc Mërkuri.