Sarandë/ Gjendet i vdekur një person në rrugë
Një person është gjetur i vdekur sot në rrugë në Sarandë.
Ngjarja ndodhi në lagjen nr.1 të qytetit, në hyrje të rrugës Turizëm-Kanali i Cukës.
Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndërruar jetë.
Shtetasi i pajetë , i paidentifikuar është gjetur mbi shetitoren e qytetit.
Policia ndodhet në vendngjarje.
Trupi i viktimës është transportuar drejt morgut të qytetit.