Analiza vjetore, në spitalin e Delvinës dhe Sarandës, situata ndaj Covid-19 është përballuar me profesionalizëm nga bluzat e bardha
Ditën e sotme u zhvillua analiza vjetore e institucioneve të varësisë së DROSHKSH Vlorë .
Në prezencë të Prefektit të Qarkut Vlorë, u prezantua puna e realizuar gjatë një viti jo të zakonshëm.
Në NJVKSH Delvinë dhe Sarandë, në spitalin e Delvinës dhe Sarandës, situata ndaj Covid-19 përgjatë vitit 2020 është përballuar me profesionalizëm dhe përkushtim maksimal nga bluzat e bardha.
Pavarësisht sfidave dhe vështirësive shërbimet shëndetësore kanë qenë në gadishmëri të plotë për të ofruar shërbimet ndaj qytetarëve.