PD Vlorë strehon shtabin në pronat e personit që deri dje hidhte akuza të rënda
“Ambientet e reja në të cilat do të vendosen Zyrat Qendrore të Partisë Demokratike Vlorë për Zgjedhjet e 25 Prillit 2021”. Ky është mesazhi i bërë publik nga PD e Vlorës, ditën kur prezantoi publikisht vendstrehimin e shtabit të saj elektoral. Imazhet e vetofruara, mes tingujve të “Under Control” nga Calvin Harris & Alesso, me një ndriçim të denjë me hyrjet e kazinove të Las Vegasit tregojnë dritaret e katit të dytë të një pallati buzë Bulevardit të rindërtuar “Ismail Qemali”. Një dyqan vellosh i ndodhur në katin e parë duket i verbuar nga prozhektorët që shënjestrojnë logot e Partisë Demokratike, si për të treguar se “nusja” e re që duan të “shesin” në sytë e vlonjatëve ndodhet një kat më lart.
Në kontrast me titullin e këngës së përdorur “Under Control”, në fakt demokratët duket se nuk i kanë gjerat nën kontroll. Sipas dokumenteve zyrtare (bashkëngjitur), rezulton se prona e kthyer në “shtëpinë” e re të Partisë Demokratike deri në zgjedhjet e 25 Prillit është në pronësinë e shtetasit Gramos Murataj.
Ndonëse nuk dihet në çfarë marrëdhënie kontraktuale apo jo janë marrë këto mjedise në përdorim, ajo çka dihet me siguri është se në së paku tre dalje publike, drejtuesit më të lartë të Partisë Demokratike e kanë ak uzuar shtetasin Gramos Murataj si pjesë e krimit të organizuar dhe traf ikut ndërkombëtar të dr ogës duke kërkuar me insistim zbatimin e ligjit anfi mafia për të verifikuar burimin e pasurisë. “Ky është vendimi i gjykatës italiane ku vërtetohet se vëllezërit Besnik dhe Gramos Murataj janë të arrestuar dhe dënuar në Itali për pjesëmarrje në kr im të organizuar dhe traf ik ndërkombëtar dro ge. Për këta dy të dënuar për trafik ndërkombëtar dr oge, duhet të kishte vepruar Ligji Anti mafia për të verifikuar burimin e pasurisë së tyre”, deklaronte Enkelejd Alibeaj në një konferencë shtypi në datën 14 Shtator 2018.
Katër ditë më vonë, emri i Gramos Muratajt përmendet edhe nga vet kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha. Ai akuzoi Muratajn se ka marrë në dorë 1/3-ën e lojrave të fatit në Shqipëri për të pastruar paratë e pista të dr ogës”. Pas pak më shumë se dy vitesh, teksa ka vendosur të strehojë shtabin elektoral në mjediset në pronësi të shtetasit Gramos Murataj, Partia Demokratike ka vetëm dy mundësi zgjedhjeje. Mundësia e parë, të deklarojë se akuzat e saja publike ndaj shtetasit Gramos Murataj kanë qenë të gënjeshtra dhe personit i është kërkuar ndjesë. Mundësia e dytë, të deklarojë që u qëndron atyre akuzave por ka vendosur që të bashkëpunojë e të strehohet në pronat e një personazhi të kr imit të organizuar, pronat e të cilit tashmë nuk duhet ti nënshtrohen ligjit antimafia por duhet të merren në përdorim nga Partia Demokratike për fushatë. Për ti dhënë fund cirkut politik, Partia Demokratike duhet të zgjedhë! Të parën ose të dytën! DOKUMENTAT: