Jolio Dine reagon ndaj takimeve të Ministres Denaj: Tako dhe bizneset që i ke gjobitur

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Jolio Dine, ka reguar pas takimeve që Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka kryer gjatë këtyre javëve në Sarandë

“E mirekuptoj daljen e Ministres se Financave rrugeve te qytetit te Sarandes dhe takimin (selektiv) te disa prej bizneseve.

Por si qytetar, e pastaj si pjese e politikes, mendoj se do ishte mire qe znj. Denaj te kalonte tek ato biznese ku inspektoret e Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve, u jane sjelle si gjobvenes e jo si kontrollore, u kane marre lek per xhepin e jo per shtetin, i kane dhunuar nderin e moralin bashkeqytetareve tane, madje edhe ne veren e 2020 ku bizneset mezi mbanin veten e ishte luks te kishe nje te punesuar!

Ka qindra djem e vajza inspektore te ndershem qe kane ardhur nder vite kontrollore ne Sarande, por ka edhe nga ata qe jane fytyra e vertete e kesaj Qeverie!

Saranda nuk harron lehte!”, shkruan Dine. /Sarandanews.com/