Rrëshqitje dherash në Bistricë, në aksin rrugor Gjirokastër Sarandë, vështirësi në qarkullimin e automjeteve

Përsëri rrëshqitje dherash në Bistricë, në aksin rrugor Gjirokastër Sarandë si pasojë e shirave të shumtë.

Aktualisht në vendngjarje ndodhen punonjësit e firmës mirëmbajtëse të rrugës, të cilët po zhvendosin dherat për të bërë të mundur lehtësimin e qarkullimit.

Gjithashtu në vendngjarje ndodhet dhe Policia Rrugore e cila orienton drejtuesit e mjeteve, pasi kalimi në këtë vend bëhet me një sens.